Shqipëria merr pjesë për herë të parë në ‘Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023’. 10 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësojnë vendin tonë në 4 disiplina…
Special Olympics Albania në kuadër të aktiviteteve të saj ka evidentuar dhe inkurajuar talentin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në Shqipëri. Duke ndërtuar në punën e palodhur të atletëve tanë, trajnerëve të tyre, Shkollave Speciale dhe ato gjithëpërfshirëse, familjes dhe komunitetit, guximin për të sfiduar diskriminimin pabarazinë e vetveten, Special Olympics Albania i jep mundësinë 10 atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023. Me ketë projekt dhe delegacion ambicioz prej 20 personash do të çelet një dritare për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe mbështetësit e tyre duke treguar kurajë, talent dhe vendosmëri për të thyer barrierat përmes sportit.
Në studion e “Rreze Dielli” vetëm pak ditë nga nisja e aktivitetit në Berlin, diskutojmë me Roland Hysi, Drejtor Kombëtar- Special Olympics Albania, Gersi Troka, notar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Speciale dhe mamaja e tij Merita Troka.