Shqiptari prodhon makinën e parë të shpejtësisë ‘Illyrian’ konkurente e Lamborghini dhe Ferrari

11 Shtator, 13:08

Qëndrim Thaçi prodhon makinën e parë shqiptare të quajtur 'Illyrian Pure Sport', prezantuar në Panairin e makinave në Monako 2024. Supervetura pritet të jetë një rivale e fortë e 'Lamborghini Aventador' apo 'Ferrari 812 Superfast'. Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” konstruktori i makinës së parë të shpejtësisë “Illyrian” i sapo kthyer nga panairi i makinave në Monaco tregon se prezantoi me krenari prototipin unik të makinës së parë shqiptare të shpejtësisë, e cila pritet të kunkurojë markat më të njohura të makinave në botë. Qendrimi na tregon si lindi pasioni për krijimin e makinave, inspiruar nga i ati si dhe na zbulon sesa do të jetë çmimi i makinës “Illyrian”.