Shqiptarja në Somali: Një javë më parë nisën testimet, njerëzit thonë "Na mbron Zoti"

17 Prill 2020, 11:30

Ekonomistja shqiptare Merita Jorgo që punon si menaxhere projektesh pranë OKB ka treguar sesi po përjetohet koronavirus në Somali, atje ku punon prej 4 vitesh. Merita Jorgo thotë se atje qeveria është e vonuar me marrjen e masave, vetëm para dy ditësh ka kufizuar lëvizjet, ndërkohë që testimet kanë nisur vetëm një javë më parë. Numri I të konfirmuarve me koronavirus sipas saj, janë 80, por njerëzit jetojnë në familje të mëdha, gjë që do të rrezikojë prekjen e shumë prejt tyre nga virusi vdekjeprurës.