Si ta bëni pamjen e shtëpisë suaj më të këndshme? Anila Hetoja: Ja trendet e këtij viti

9 Prill 2020, 12:17

Koha e qëndrimit në shtëpi si pasojë e karantinimit ka përkuar edhe me ndryshimin e stinëve dhe ardhjen e pranverës, kur zakonisht preferojmë ti bëjmë ndryshime të vogla edhe shtëpisë. Por si mund ti ndryshojmë pamjen asaj pa patur nevojë të bëjmë blerje apo rregullime, pasi vetë periudha në të cilën ndodhemi nuk na e lejon. Anila Hetoja jep disa këshilla shumë interesante për t'i dhënë ngjyrë shtëpisë, me pamjen e së cilës edhe mund të jemi mërzitur pak gjatë ditëve të izolimit.