Në studion e “Rreze Dielli” me dermatologen Brunilda Bardhi flasim për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të lëkurës. Çfarë duhet të dimë rreth Melanomës dhe si të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit
Melanoma, është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, e cila prek qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës. Ndër shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje është ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, sidomos gjatë 20 viteve të para të jetës, me incidencë të lartë te personat me lëkurë të bardhë.
Melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj. Ndaj mbrojtja ndaj rrezeve të diellit është një nga apelet e këtij muaji ndërgjegjësimi si dhe të kuptojmë rëndësinë vitale të kryerjes së kontrolleve të rregullta për Melanomën nëse keni nishane me formë asimetrike, nishane me kufij të çrregullt, ndryshime në ngjyrë apo rritje të papritur të përmasave të tyre.