Si të kuptoni fëmijët tuaj nëpërmjet vizatimeve? Flet psikologia Lorela Garuli

27 Prill 2020, 11:22

Psikologia Lorela Garuli ka folur në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” për mënyrën sesi duhet të interpretojmë vizatimet dhe ngjyrat që përdorin fëmijët. Sipas saj, ngjyrat që përdoren janë indicie për të kuptuar gjendjen shpirtërore të fëmijëve ndërkohë që vizatimet kanë nxjerrë në pah të dhëna të vyera të gjërave që fëmijët nuk I shprehin dot me fjalë, si psh dhuna në familje apo raste të abuzimit seksual.