Kur një ngjarje e vështirë shënjon jetën tonë, si të ringrihemi e të gjejmë force?!
“Vetëm ata që nuk bëjnë asgjë, nuk gabojnë” thotë një fjalë e urtë. Ne bëjmë gabime dhe dështojmë sepse nuk jemi të përsosur, sepse jemi njerëzorë, plot pasione dhe emocione. Nëse dështojmë, do të thotë që kemi provuar, se i kemi dhënë vetes një shans për të realizuar ëndrrat tona, të shkojmë përtej kufijve dhe frikës sonë. Por, sigurisht që askujt nuk i pëlqen të dështojë dhe ndjenja e zhgënjimit që na lë pas nuk është e lehtë për t’u përballuar. Çfarë duhet të bëjmë për të kaluar me pozitivitet një dështim? Si mund ta shohim atë si një moment të ndërgjegjësimit dhe rritjes së re dhe t’i japim një vlerë të ndryshme nga thjesht çështja e vetëvlerësimit dhe e sigurisë në vetvete dhe në aftësitë tona? Si mund të kthejmë dëshpërimin në motiv për të pasur arritje të tjera?
Flasim në lidhje me këtë temë me panelistet e ftuara në studion e “Rreze Dielli”, pedagogen Nora Malaj, botuesen Loreta Berhami dhe sipërmarrësen Arba Gramo, të cilat ndanë dhe disa nga eksperiencat e tyre personale të përballimit të situatave të vështira të jetës.