Nga Londra me koreografin dhe këshilluesin e artistëve Tomorr Kokona. Vendimi për t’u arratisur nga Shqipëria me 100 dollarë në xhep, libri "Pse artistët bëjnë biznes" dhe ngritja e Akademisë së Artit në ndihmë të fëmijëve nga e gjithë bota.
Tomor Kokona punon si konsulet i bizneseve në industrinë kreative në Londër. Përgjatë lidhjes skypes në emisionin “Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e tij të emigrimit nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas në Angli. Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaçi. Ish- balerini solist dhe koreografi që jeton dhe punon në Londër prej më shumë se 20 vitesh aktualisht merret me këshillimin dhe menaxhimin e artistëve të rinj që duan të promovohen në botën e spektaklit. Së bashku me bashkëshorten kanë themeluar një Akademi arti në Londër ku promovohen artistët e rinj.