Dy sipërmarrës, njëri shqiptar e tjetri italian, përfaqësues të kompanisë ‘Chogan Group’, sjellin në Shqipëri dhe Kosovë ‘marketingun e rrjetit’, një mundësi të re biznesi për shqiptarët.
Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Sandro Cazzato dhe Fatmir Shtjefni, dy sipërmarrës nga Italia të cilët prezantojnë një mundësi të mirë biznesi për Shqipërinë dhe Kosovën në fushën e Network Marketing. CHOGAN GROUP është një kompani e krijuar në Itali në vitin 2013. Kompania ka më shumë se 400.000 konsulentë dhe klientë në të gjithë Europën - mbi të gjitha Itali, Francë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Zvicër. Grupi bën biznes në të gjithë botën, falë një rrjeti tregtar, i cili ekziston që nga muaji mars 2015 dhe ka mbi 8000 partnerë. Fokusi kryesor i kompanisë është Network Marketing në shumë nivele, duke përshirë produktet e konsumit, kryesisht kozmetikë.