Simite me susam nga zonja Vjollca

16 Tetor 2020, 11:08

Simite me susam

Përbërësit:

1 lugë gjelle maja e thatë ( Hasmaja)

1 lugë gjelle sheqer

1 gotë qumësht ( 200 ml)

100 ml vaj

1 gotë ujë të vakët

miell 750-800 gr

kripë

1 të verdhë veze, 2 lugë gjelle qumësht, 1 lugë gjelle vaj

Për lyerjen e simiteve

Susam

Përgatitja:

Në një tas të madh vendosim 1 lugë gjelle maja të thatë, shtojmë në të 1 lugë gjelle sheqer, qumështin e ngrohtë dhe të tre këto përbërës I përziejmë mirë shtojmë 3 lugë gjelle miell I përziejmë mirë sat ë na formohet ujë masa homogjene dhe e lëmë të pushojë 10 minuta. Pasi shohim që majaja u aktivizua shtojmë në të vajin, 1 gotë ujë të vakët, miellin , krpën. Përziejmë mirë masën e brumit deri sat ë na formohet një masë brumi jo e fortë, e vendosim në një tas e mbulojmë mirë dhe e lëmë të pushojë për 1 orë. Pasi brumi të jetë dyfishuar e nxjerrim me kujdes, spërkasim me pak miell dhe e punojmë lehtë. E ndajmë në toptha mesatar të cilat I vendosim në një tepsi të lyer me pak vaj duke I rregulluar formën sipas dëshirës. Përziejmë 1 të verdhë veze me 2 lugë gjelle qumësht dhe I lyejmë në sipërfaqe të gjithë kulaçët. I spërkasim me susam dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.