Në skype për “Rreze Dielli” nga Italia sipërmarrësi shqiptar Gjon Melyshi, i cili me lahutën të trashëguar brez pas brezi në familjen e tij, performon mes turistëve në sheshin e famshëm të Milanos ‘Piazza del Duomo’
Gjon Preng Melyshi është inxhinier, jurist dhe sipërmarrës në Itali. Pasi emigroi në Itali pas viteve ‘90, krijoi në Milano kompaninë “Impresa Edile Gjon Melyshi”. Në këtë ndërmarrje kanë punuar ndër vite qindra punëtorë, pjesa më e madhe shqiptarë, por edhe italian e të kombësive të tjera. Gjoni gjatë viteve të emigrimit ka mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta me vendlindjen, lahuta është pjesë e pandarë e tij, ka organizuar me shumë sukses aktivitete të ndryshme për promovimin e vlerave historike e kulturore shqiptare në Itali.
Gjoni tregon se të tre fëmijët e tij Mario, Angela dhe Nikola të cilët edhe pse të rritur në perëndim i ka ushqyer me ndjenjat e atdhetarisë për vendlindjen duke ia mësuar dhe trashëguar lahutën, veglën muzikore autoktone të trojeve shqiptare.