Situata nga koronavirus në Kolonjë, kreu i bashkisë: Po ndihmojmë 476 familje të moshuarish

14 Prill 2020, 11:37

Kolonja është ende një nga zonat në hartë, e paprekur nga koronavirus. Ndërgjegjësimi, masat e marra kanë bërë që kjo bashki të mbetet ende me shifrën zero të të prekurve nga Covid-19, që në të gjithë botën ka shënuar mijëra viktima.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, kreu i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai thotë se janë marrë të gjitha masat në qytet për dezinfektimin, karantinimin e njerëzve, ndërkohë që i shërbehet rreth 476 familje të moshuarish.