Skiatori thumbon Federatën: Gjërat bëhen nga individë jokompetentë/ Dorëheqja ime…

18 Shtator, 13:14

Në një lidhje skype nga Italia me skiatorin shqiptar Erjon Tola, i cili tregon pasionin dhe karrierën mbi ski, por jo vetëm… Erjon Tola është trajner skish, instruktor i çertifikuar, gjithashtu profesionist golfi dhe themelues i Federatës së Golfit në Shqipëri dhe prej vitesh lobon që golfin dhe skitë t'i ngre në një tjetër nivel në të ardhmen. Në nëntor të këtij viti do të mbahet në Itali një turne golfi ku do përfaqësohet federata shqiptare e golfit, ku Erjoni shpreson se do të bëjë një paraqitje të mirë. Erjon Tola ka lindur në Tiranë, aktualisht jeton në Itali ku stërvitjet për ski i bën në Cervinia. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike dimërore 2006 në Torino, në Lojërat Olimpike dimërore 2010 në Vankuver, Kanada, në Lojërat Olimpike dimërore 2014 në Rusi dhe në Lojërat Olimpike 2018 në Kore.  Në studion e "Rreze Dielli" Erjon Tola tregoi dhe arsyet se përse ka vendosur të terhiqet nga pjesëmarrja në garat e skive duke ia lënë vendin më të rinjve.