Në ditën botërore të skizofrenisë flasim me mjeken psikiatre Arjana Rreli, për simptomat dhe shkaqet e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në botë.
Skizofrenia është një sëmundje serioze mendore që sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, prek më shumë se 21 milionë njerëz në mbarë botën. Skizofrenia është një gjendje mendore shumë komplekse, që mund të ndikojë në mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe përjeton botën përreth tij. Dëmtimi që sjell kjo sëmundje, në të shumtën e rasteve shkakton probleme në funksionimin individual, familjar, profesional dhe shoqëror. Dita e sotme, 24 Maj, shënon ‘Ditën Botërore të Skizofrenisë’, për të nderuar edhe Dr. Philippe Pinel, nga Franca, i cili ishte një nga figurat më të rëndësishme në trajtimin e të sëmurëve me këtë sëmundje.
Cilat janë kriteret e sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia? A ka një shkaktar ky çrregullim i rëndë mendor? Cilat janë shenjat dhe simptomat e para që shfaqin njerëzit me këtë diagnozë dhe a është e shërueshme kjo sëmundje e shëndetit mendor?