Sociologu Tushe: Një pjesë e njerëzve e lidhin koronavirusin me një fund 'imagjinar' të botës! Është koha të rigjejmë ekuilibrat

7 Prill 2020, 11:52

Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci, sociologu Gëzim Tushe ka folur për pasojat sociologjike që izolimi ka lënë te njerëzit.

Ai shprehet se një pjesë e vogël e njerëzve e kanë parë sëmundjen e koronavirus si një fund imagjinar të botës dhe për këtë kategori thotë se është mirë që të flitet, ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve sipas tij kanë shfaqur frikë, pasiguri dhe ankth.

“Më vjen mirë që vetëm një pjesë e vogël e kanë lidhur këtë sëmundje me një fund imagjinar të botës. Pjesa tjeër ka shqetësime për shkak të frikërave, pasigurive, ankthit. Është e domosdoshme të rigjejmë ekuilibrat e rinj. Janë dy komponentë që e sigurojnë këtë. E para është raporti me veten, pastaj janë faktorët e jashtëm sic është Covid-19. Njeriu duhet të dijë të administrojë veten. Rrethanat janë të tilla që kërkojnë një ridimensionim të koncepteve që kemi me të sotmen dhe të nesërmen.” shprehet sociologu.

  •