Sodanik
Përbërësit:
- 250 gr miell gruri
- 250 gr miell misri
- 2 kokrra vezë
- 350 gr kos
- 2 filxhanë kafeje sheqer
- 1 lugë kafeje sodë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 lugë supe gjalpë
- 1 lugë kafeje kripë
Përgatitja:
Në një tas të madh rrahim vezët, hedhim kosin, sheqerin, kripën dhe i përziejmë mirë me njëri-tjetrin. Shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur e më pas shtojmë sodën dhe miellin, duke i përzier mirë që të mos mbeten kokrriza. Masën e përgatitur e hedhim në tavë të lyer me vaj dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. Furra duhet të jetë e nxehur që më parë. Lihet të ftohet e mandej pritet në forma sipas dëshirës.