Sonila Luga sjell historinë e të moshuarit me Covid-19: Refuzonte të ushqehej, ja si e binda

30 Prill 2020, 14:22

Brenda mureve të spitaleve, lot gëzimi dhe hidhërimi, histori suksesi dhe humbjesh kanë qenë gjithmonë prezentë. Por, pavione të mbushura me njerëz që luftojnë me një armik të përbashkët, edhe për një infermier është gjithnjë një situatë e vështirë, emocionuese dhe prekëse. E në të tilla raste, rregullat rigoroze të një spitali ia lënë vendin ndjenjës njerëzore, histori që të përfshijnë emocionalisht. Një histori të tillë e tregon edhe Sonila Luga, e cila prej 16 vitesh është infermiere në Itali. Edhe pse përballet vazhdimisht me histori trishtuese, ajo thotë se një rast që i ka ngelur në mendje është një i moshuar që refuzonte të ushqehej.