Spaho denoncon me video se po blihen vota për Arjan Japullarin! Kandidati i PS: Skenar i montuar, struktura me militantë kërcënojnë qytetarët! E mohon edhe familja e djalit që shfaqet në pamje

9 Maj, 10:40 | Përditesimi: 9 Maj, 15:56

Një ditë pas një denoncimi publik të kryer nga kandidati për deputet i PD Edmond Spaho ka reaguar familja Kreka. Djali i vogël i familjes, siç deklaron për media, është detyruar sipas tij të pohojë fjalët që i thoshin dy persona të cilët ai nuk i njihte. Por, Kleant Kreka thotë që askush nuk i ka premtuar para në shkëmbim të votës.

I.M/Shqiptarja.com