Speca të mbushur me bullgur nga zonja Vjollca

21 Korrik, 11:13

Speca të mbushur me bullgur

Përbërësit:

8-10 speca për mbushje

2 qepë

2 domate

2 filxhan çaji bulgur

6 lugë gjelle vaj ulliri

1/2  tufë majdanoz

1 thelpi hudhër

kripë

nenexhik dhe 1/2 limon

1 lugë çaji piper të kuq

2 lugë gjelle rrush të thatë

2 lugë gjelle stika pishe

Përgatitja:

Pastrojmë specat e larë nga farat. Rrushin e thatë e vendosim në ujë të ngrohtë  që të zbutet. Në një tas vendosim qepët të prera në kubikë shumë të vegjël I shtojmë pak kripë dhe I shtypim me dorë dhe po aty shtojmë domatet të grira në rende si dhe 1 lugë kafejje sheqer si dhe bullgurin, 6 lugë gjelle vaj ulliri, pak majdanoz të grirë hollë, 1 thelpi hudhër të prerë imët, erzat, kripë, piper të kuq, nenexhik dhe rrush të thatë, stikat e pishës I përziejmë të gjitha mirë. Fillojmë të mbushim specat të cilat I shpojmë tek tuk me stikadent me qëllim që të hyjë uji, I vendosim në një tigan të thellë I spërkasim mirë me vaj dhe 1/2  lëng limoni dhe pak kripë shtojmë 2 e  1/2 ose 3 filxhanë ujë dhe I lëmë në zjarr të gatuar për 30 minuta. I shërbejmë duke I spërkatur me pak majdanoz.

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha