Receta e ditës - Kek i mbushur me arra kokosi dhe fileto pule me salcë dhe brokoli / Pjesa e dytë

26 Tetor 2018, 15:23 | Përditesimi i fundit: 2018-10-26 15:24:35

Receta e dytë: Fileto pule me salcë dhe brokoli

Përbërësit:

300 gr fileto pule

300 gr brokoli

1 lugë gjelle miell

1/2 gotë verë të bardhë

125 gr pana

50 gr krem djathi

Kripë dhe piper

Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar. Rrahim filetot e pulës lehtë me çekiç dhe më pas i presim në shirita ose i lëmë në feta sipas dëshirës.

Marinojmë mishin me kripë dhe piper të zi dhe e pudrosim lehtë me miell. Ngrohim 2 lugë gjelle miell dhe skuqim mishin nga të dy anët, deri sa mishit ë shkëputet nga tigani. E shuajmë më verë të bardhë dhe e lëmë verën deri sa të avullojë alkooli. Shtojmë panën dhe e përziejmë duke shtuar kremin e djathit.

Gjatë kohës që skuqim mishin vendosim brokolin në ujë të valuar për të zier 3-4 minuta. E kullojmë atë dhe në fund e shtojmë tek tigani me mish dhe salcë. Rregullojmë shijen për kripë dhe piper dhe e servirim.