Studenti: Uroj që të mos ketë më viktima, por koronavirus bëri që natyra të marrë frymë lirisht

8 Prill 2020, 11:25

Në vetëizolim shpesh të rinjtë kanë treguar se janë të motivuar për të bërë gjëra të ndryshme që karantina të mos kthehet në një vend monotonie për ta.

Studenti dhe modeli Besmir Lazaj na sjell eksperiencën e tij të të jetuarit mbyllur për herë të parë kaq gjatë në shtëpi. Ai thotë se merret me aktivitet fizik, por ka nisur edhe të mësojë gjuhën ruse, e cila e tëheq shumë.

Ai uron të mos ketë më viktima, por thotë se këtë periudhë natyra po merr frymë lirisht.