Sulaj në ‘Pa Protokoll’: Në protestën e Berishës do ketë kriminelë! Hajdarmataj: Kreu i PD ilegjitim!

8 Janar 2022, 07:20

Situata e tensionuar në PD ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj, tha se në protestën e nesërme të thirrur nga Berisha do të ketë kriminelë që do kryejnë akte dhune. Ndërsa analisti Plator Nesturi është i mendimit se kriza në selinë blu zgjidhet vetëm në gjykatë.