Supë krem finok me patate nga zonja Vjollca

19 Tetor 2020, 10:45

Supë krem finok me patate

Përbërësit:

800 gr finok

1 qepë

300 gr patate

1 lugë çaji fara finoku

ujë

kripë dhe piper të zi

150 ml qumësht ( 1 filxhan çaji)

20 gr djath grana

 20 gr bajame ( opsionale)

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe I presim në kubikë të vegjël. Finokun e presim në fije. Vendosim tenxheren në zjarr dhe kaurdisim qepën me 2-3 lugë gjelle vaj ulliri për 3-4 minuta. Shtojmë finokun me patatetdhe farat e finokut I përziejmë për 2 minuta dhe I mbulojmë me ujë aq sa është niveli I perimeve. Vendosim kapakun dhe I lëmë perimet të ziejnë për 20-25 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe kalojmë suupën në blender dore e kthejmë në krem. Shtojmë qumështin, djathin grana. I përziejmë dhe sat ë japim një valë. Ndërkohë nëse dëshironi ti jepni më shumë shije kaurdisim pak feta bajame sat ë verdhen dhe e spërkasim supën para se ta servirim.