Supë krem lulelakër nga zonja Vjollca

10 Dhjetor 2020, 11:31

Supë krem lulelakër

Përbërësit:

600 gr lulelakër

1 qepë dhe 1 thelpinj hudhër

1 patate

pak vaj ulliri dhe 40 gr gjalp

100 ml pana

1 gotë qumësht

100 gr bajame

dekorojmë me domate

majdanoz

2 feta bagetë

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim vaj ulliri, gjalp sapo gjalpi të shkrijë shtojmë në të qepën, hudhrën, lulelakrën të grirë hollë i kaurdisim së bashku pataten në kubikë të vegjël.

Shtojmë në tenxhere së bashku me përbërësit e tjerë dhe lulelakrën të grirë I kaurdisim sëbashku deri sa shohim që lulelakra ul volumin, kripë, piper të, panën, qumështin, ujë lëmë lulelakrën të ziejë për 15 minuta.

 Më pas kalojmë në blender.

 Ndërkohë presim bajamet në feta, domatet në kubikë, mjadanoz dhe këto dy të fundit I përziejmë me pak vaj ulliri. Servirim supën krem lulelakër të dekoruar me domate, majdanoz dhe bagetë me bajame.