Supë krem me thjerrza nga zonja Vjollca

12 Prill 2021, 10:29

Supë krem me thjerrza

Përbërësit:

300 gr thjerrza të kuqe

2 patate

1 qepë

1 karrotë

3 domate qershi

1 gjethe dafinë

kripë dhe piper të zi

1 majë luge shafran

30 gr gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle vaj dhe 1/2 e gjalpit kaurdisim qepën sat ë bëhet transparente, karrotën në kubikë të vegjël, patatet të grira në copa të vogla. Shtojmë 1.2 litër ujë, thjerrzat të shpëlara mirë dhe 1 gjethe dafinë dhe domatet të prera në 1/2  kripë, piper të zi. Vendosim kapakun dhe lëmë thjerrzat të ziejnë për 25-30 minuta pasi të kalojë kjo kohë, largojmë dafinën dhe kalojmë supën me blender dore, e vendosim përsëri pak në zjarr, shtojmë shafranin të tretet pak në ujë në filxhan kafeje dhe e përziejmë shtojmë dhe gjalpin e mbetur I përziejmë dhe sa të marrë valë e largojmë nga zjarri dhe e servirim me bukë të thekur.