Supë me hikërr dhe perime nga zonja Vjollca

3 Nëntor 2020, 11:21

Supë me hikërr dhe perime

Përbërësit:

1 filxhan kafe hikërr

 3-4  qepë të njoma

300 gr mish viçi

1 karrotë

1 patate

1 kungull

1 filxhan çaji bizele

1 filxhan kafe pure domate

1 litër lëng perimesh

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillmisht shpëlajmë mirë hikrrën dhe në një tenxhere të vogël valojmë 2 masa ujë dhe 1 masë hikërr dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët e lëmë të ziejë deri sat ë përthithë kom[plet ujin. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin të prerë në porcione ose në kubikë, e lëmë deri sa mishi të skuqet mirë, pasi shtojmë qepët e njoma të prera në unaza. I përziejmë sa qepa ulë volumin e më pas shtojmë karrotat, patatet në kubikë me brinjë 1 cm, kungullin vazhdojmë përzierjen, bizelet, purenë e domatës . I lëmë sa të prerë vetë dhe shtojjmë lëngun e perimeve. Ilëmë të ziejë për 25 minuta. Pasi të kalojmë 20 minuta shtojmë hikrrën e gatuar, I përziejmë dhe I lëmë të gatuhen sëbashku për 5 minuta të tjera. RRegullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe shërbejmë supën të ngrohtë.