Supë me krahë pule
Përbërësit:
- 200-300 gr krahë pule
- 2 lugë salcë domatesh
- 1 vezë
- 1 lugë ajkë
- 1 karotë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Krahēt e pastruar të.pulës i vendosim të ziejnë në 1.5 litër ujë së bashku me karotën e kaluar në rende dhe me pak kripē. Pasi të jetë zier mishi, e largojmë nga kockat dhe e ndajmë në copa të vogla. E vendosim përsëri në tenxhere ku shtojmë salcë domatesh ose domate të kaluara në rende. E lëmë pak në vlim dhe në fund hedhim ajkën e tundur me vezē. E shërbejmë të ngrohtë me pak majdanoz të grirë hollë.





















