Super shije / Tava e Gjakovës me mish dhe perime nga zonja Albana

11 Tetor 2023, 12:13

Tava e Gjakovës

Përbërësit:

  • 4-5 racione mish viçi
  • 4-5 qepë
  • 2-3 karrota
  • 2 kunguj
  • 2 patëllxhanë
  • 3 speca jeshil
  • 1 spec djegës
  • 1 kg domate
  • 6 thelpinj hudhra
  • 4-5 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja:

Vendosim në zjarr mishin që të ziejë. Në një tenxhere tjetër kaurdisim mirë qepët, më pas shtojmë specin djegës dhe specat jeshile. Vijojmë kaurdisjen duke shtuar karrotat e prera në kubikë, kungujt e njomë dhe patëllxhanët gjithashtu në kubikë. Ndërkohë domatet e grira i vendosim në një tavë, i spërkasim me kripë, piper të zi, piper të kuq, vaj ulliri. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin e grirë dhe i vendosim në furrë për 30 minuta duke i trazuar herë pas here.

Më pas, perimet e kaurdisura i shtojmë në tavën me domate dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Vendosim racionet e mishit, shtojmë në tavë dhe një gotë lëng mishi dhe e vendosim të piqet në furrë.