Super shije! Trahana me dhjamushka dhe salcë speci nga zonja Albana

1 Dhjetor, 11:36 | Përditesimi: 1 Dhjetor, 11:36

Trahana me dhjamushka dhe salcë speci

Përbërësit:

  • 1 filxhan trahana e thatë
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 1 lgj gjalpë
  • 1-1.2 litra ujë
  • 200 ml qumësht
  • 3 lugë gjelle salcë speci pikante
  • 1 lugë gjelle salcë speci i ëmbël
  • 100 gr dhjamushka
  • 1 gotë bukë e thatë në kubikë
  • 150 gr djathë i bardhë i thërrmuar
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë trahananë e thatë dhe e përziejmë derisa të marrë aromë dhe ngjyrë të artë. I japim trajtën e lëngësht duke shtuar ujë të ngrohtë gradualisht. Shtojmë edhe pak qumësht që trahanaja të bëhet kremoze. E ziejmë në zjarr mesatar derisa të lidhet mirë. Në tenxhere shtojmë salcën e specit pikant dhe të ëmbël, e trazojmë mirë dhe e lëmë të lidhen aromat. Kaurdisim dhjamushkat e prera në kubikë. Ndërkohë në një tepsi vendosim copëza buke dhe i pjekim në furrë derisa të bëhen krokante. E shërbejmë trahananë me salcë speci në pjatancë duke vendosur fillimisht kubikët e bukës, trahananë sipër, djathin e bardhë të thërrmuar dhe dhjamushkat e kaurdisura bashkë me yndyrën e tyre. Sipas shijes mund të hedhim dhe pak piper të kuq sipër.

MC/Shqiptarja.com