Të ushtrohemi me një llastik në kushte shtëpie, pavarësisht moshës dhe angazhimeve të ditës!
Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin.
Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Erilanda Bakalli, psikologia Bona Mickley e apasionuar pas fitnesit së bashku me Nikin, në studion e “Rreze Dielli” demostrojnë disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.