Sylejman Kllokoqi, kameramani i shtatë luftrave rrëfen përjetimet e filmimeve të pamjeve makabre të vrasjeve dhe traumave që çuditën botën…
Në Shqipëri profili i gazetarit dhe kameramanit të luftës është një fushë shumë pak e praktikuar për të mos thënë e rrallë. Kjo për faktin se është shumë e kushtueshme, por dhe e rrezikshme. Nëse do të bëjmë një kronologji të raportimeve në luftë, padyshim që operatori i Associated Press, Sylejman Kllokoqi nga Kosova, mban flamurin e parë. Me mbi 25 vite në AP, ai ka marrë pjesë në 7 luftra në mbarë botën. Falë xhirimeve të tij në Reçak, perëndimi kuptoi se aty po bëhej një masakër e vërtetë, e më pas në Kosovë ndërhyri NATO. Roli i gazetarëve dhe operatorëve në këto zona konflikti është vendimtar, pasi falë tyre bota sheh "mëkatin" që fshihet pas perdes, duke vënë në rrezik dhe jetën për të na informuar.