Tava e Prizrenit
Përbërësit:
- 1 kg mish qengji
- 2 qepë të mëdha
- 2 speca jeshilë /të kuq
- 1 kungulleshkë
- 1 patëllxhan
- 2 domate të mëdha
- 500 gr bamje
- Vaj ulliri ose dhjamë i shkrirë
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Lëng mishi ose ujë i valuar
Përgatitja:
Mishi lahet, thahet dhe spërkatet me kripë e piper. Skuqet lehtë në vaj ose dhjamë derisa të marrë ngjyrë të artë. Në një tavë të thellë vendosen fillimisht qepët dhe pak vaj. Sipër qepëve shtrohen me radhë specat, kungulleshkat, patëllxhanët, domatet dhe mishi i fërguar. Mbi të gjitha vendosen bamjet me kujdes (bamjet i kemi lënë pak në ujë me uthull më parë që të mos ngjiten) në sipërfaqe. Hidhet lëngu i nxehtë derisa të mbulojë rreth 2/3 e tavës. Piqet në furrë të parangrohur në 160°C për 2–3 orë, derisa shijet t




















