Tavë kosi me mish qingji, receta origjinale me shije mbresëlënëse nga zonja Albana

13 Dhjetor, 10:46

Tavë kosi me mish qingji

Përbërësit:

  • 1.5 kg mish qengji
  • 500 gr kos
  • 3 vezë
  • 2 lugë miell
  • Kripë, piper i zi, trumzë
  • Gjalpë ose vaj ulliri

Përgatitja:

Skuqim mishin e qengjit derisa të marrë ngjyrë të artë. E vendosim në një tavë. Përziejmë kosin me vezët dhe miellin, shtojmë kripë, piper dhe trumzë. Hedhim përzierjen mbi mish dhe e pjekim në furrë për 45 minuta në 180°C.