Tavë me domate jeshile dhe krem kosi
Përbërësit:
- 1 kg domate jeshile
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 2 qepë
- 2 speca jeshile
- 400 gr ajkë kosi
- 100 ml pana
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Presim domatet jeshile në kubikë mesatare dhe i vendosim të zbuten në ujë të nxehtë. Ndërkohë kaurdisim qepët të prera në kubikë me pak vaj ulliri, më pas shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. E largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë domatet jeshile, kripë, piper të zi dhe piper të kuq pluhur. I trazojmë që shijet të unifikohen dhe në fund shtojmë ajkën e kosit dhe panën. E kalojmë gatimin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në temperaturën 250 gradë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.