Tavë me fasule pllaqi nga zonja Vjollca

12 Tetor 2020, 10:53

Tavë me fasule pllaqi

Përbërësit:

400 gr fasule pllaqi

2 qepë

1 lugë çaji piper i kuq

1 filxhan çaji pure domate

2 karrota

3-4 thelpinj hudhër

1 spec djegës

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe sheqer

Rigon nenexhik

2 gotë lëng mishi ose fasulesh

Përgatitja:

Vendosim fasulet në ujë gjithë natën të zbuten dhe I shpëlajmë dhe I vendosim në tenxhere të mbuluara me ujë dhe I lëmë për të zjerë. Në tigan ngrohim vajin, qepën, karrotat në feta, hudhrat dhe purenë e domatës I përziejmë e lëmë qepën me domate për të zjerë 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, piper të kuq,spec pikant ( nëse preferoni) nenexhik dhe rigon. Shtojmë fasulet pllaqi jot ë ziera plotësisht dhe 2 gota lëng mishi ose lëng fasulesh. Transferojmë një tigan në tavë balte dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.