Tavë me ngjala sipas traditës së Shirokës nga zonja Albana

17 Tetor, 12:23

Tavë me ngjala sipas traditës së Shirokës

Përbërësit:

  • 2 kg ngjala
  • 300 gr miell
  • 250 ml vaj ulliri
  • 1 kg qepë
  • 10 thelpinj hudhra
  • 250 gr karota
  • 1 tufë majdanoz
  • 3-4 kumbulla të thata
  • 200 gr oriz kokërrvogël
  • 100 ml uthull
  • Gjethe dafine
  • Piper i zi kokërr
  • Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Pastrojmë ngjalën duke i hequr stomakun dhe kokën. Ngjala mund të përgatitet e tëra, por mund edhe të pritet në copëza rreth 5 cm gjatësi. Kalojmë ngjalën në miell të përzier me kripë, e skuqim në vaj të nxehtë nga të gjitha anët. Largojmë ngjalën nga tigani dhe e lemë mënjanë. Në të njëjtën enë shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepët dhe hudhrat e grira derisa të zbuten. Shtojmë karotat prerë në feta dhe orizin. E rregullojmë me piper, gjethe dafine, e shuajmë me uthull dhe e lëmë të avullojë. Shtojmë kripë dhe 2-3 kumbulla të thata për ta bërë më të ëmbël. Shtrojmë ngjalën në tavë dhe më pas gjellën me oriz. Hedhim rreth 450 ml ujë të ngrohtë mbi harxhë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.