Tavë me patate, kos e pulë dhe sallatë pranverore me mix perimesh / Pjesa e parë

11 Prill 2019, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2019-04-11 11:55:52

Receta e parë: Tavë me patate, kos dhe pulë

Përbërësit:

2 qepë

500 gr fileto pule

1 kg patate

Kripë dhe piper i zi

1 spec i kuq

3 kokrra vezë

1 lugë gjelle miell

400 ml kos

4 lgj vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepët e prera në kubikë të vegjël deri sa të bëhet transparente. Shtojmë mishin të prerë në kubikë mesatarë. I kaurdisim së bashku deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë. Shtojmë 1 gotë ujë të valuar dhe i japim mishit një valë.

Shtojmë patatet e prera në gjysëm rrathë me trashësi 3 mm. I trazojmë së bashku me mishin dhe i lëmë në zjarr për 5 minuta. Më pas i shtrojmë dhe i nivelojmë në tepsi, vendosim disa rrathë me speca të kuq, i mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200ºC për 15 minuta. Ndërkohë rrahim vezët me pak kripë e piper të zi, 1 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle majdanoz të grirë dhe pas 15 minutave nxjerrim tepsinë nga furra dhe e mbulojmë me kremin me vezë. E vendosim në furrë dhe për 15-20 minuta në temperaturë 180ºC. Në fund e shërbejmë të ngrohtë.