‘Të bëjmë me të thjeshtë punën e bluzave të bardha', Prima balerina e TOB: Unë si artiste zgjedh të qëndroj në shtëpi!

25 Mars 2020, 10:25

Primabalerina e TOB, Adela Muçollari, nga shtëpia, ka thënë se qëndrimi i izoluar ështe ndihma më e madhe që mund t'i bëjmë mjekëve në keto kohë, kur lufta me koronavirus po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Për të, është koha të kompensojmë kohën e humbur me familjen për bisedat e gjata dhe rikthimin e kujtimeve.