Të emocionuar në bazën e Kuçovës, rrëfehen për Report Tv pilotët veteranë: Na u mbushën sytë me lot! Fluturimi me ‘Mig-21’, gëzimi im më i madh

5 Mars, 16:24

Një jetë në qiell dhe të pranishëm në inaugurimin e Bazës Ajrore të Kuçovës iu rikthyen emocionet e dikurshme. Ish-pilotët Shefqet Lata dhe Sherif Petova, rrëfejnë për Report Tv nostalgjinë e kohës që pushtuan qiejt shqiptarë dhe brengën e mungesës 30-vjeçare të zhurmës së avionëve ushtarak mbi tokën tonë.