Të hënën starton sezoni i ri i ‘Rreze Dielli’ në Report TV, publiku bëhet pjesë aktive e emisionit

23 Shtator 2022, 19:12

Nga  dita e hënë nis rrugëtimin emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli”. Emisioni më i dashur për publikun vjen me një studio tërësisht të re ku skenografia do të jetë më pranë shikuesve të shumtë që i besojnë orët e para të ditës ekranit tonë. Prezantuesja e emisionit Androniki Kolka na zbulon disa prej të rejave që sjell ky sezon.