Telefonuesi: Kryeministër më familje në Hollandë nuk duam! Deputeti vjen një herë në 4 vjet

26 Korrik 2020, 12:20

Listat e hapura dhe mundësia që nëpërmjet tyre mund të kemi deputetë më një figurë më me integritet në Parlament ishte në qendër të komunikimit të gazetares Migena Sotiri me qytetarët, ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju”. Duke folur për deputetët aktualë të Kuvendit qytetari tha se ata “zhduken” pasi fitojnë mandatin dhe nuk i intereson ekektorati që përfaqësojnë. Ndër të tjera ai nënvizoi se shqiptarët nuk duan një kryeministër që e ka familjen që më shumë jeton në Hollandë dhe jo në Shqipëri, duke patur parasysh Lulzim Bashën.