Tensione te Komisioni i Etikës, Flamur Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Ik qërohu! Ndërpritet mbledhja

2 Tetor 2024, 17:58 | Përditesimi: 2 Tetor 2024, 17:58

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e grupit parlamentar socialist për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.

Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra. Pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur dhe mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.

r.k./Shqiptarja.com