Terapia e fotografisë, të bësh foto të bën të ndihesh mirë? Kjo metodë është përdorur së fundmi nga psikologët si një urë që lidh veten tonë reale me atë ideale. Cilat janë përfitimet e kësaj terapie?
Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Lorela Garuli.
Përdorimi i fotografisë si instrument vlerësimi në praktikën klinike, gjen një përdorim shumë efikas si tek adoleshentet por dhe të rriturit. Eshtë një nga qasjet më moderne të terapisë së artit, që vjen si një risi dhe një temë e patrajtuar më parë në kontekstin psikologjik profesional shqiptar. Si të përdorim fotografinë në kontekstin vlerësues dhe të ndërhyrjes psikologjike, si ndikojnë autoportetet, albumet familjare, fotot në çift, fotot nga fëmijëria apo foto të ndryshme peisazhesh.