Marina amerikane ka realizuar një shpërthim prej të kontrolluar në det, në fuqinë e një tërmeti 3.9 ballë, për të testuar rezistencën e një anije luftarake, aeroplanmbajtëse.
Provat u realizuan të Premten e kaluar rreth 100 milje larg brigjeve të Florida dhe pamjet u shpërndanë nga kamerat e Institutit Detar të SHBA.
Shpërthimi i 18,143 kg lëndë shpërthyese ngriti një kolonë gjigante uji. Testi është i pari nga tre të ashtuquajturat ' prova të Plota Shock Shock´ (FSST) të krijuara për të simuluar performancën e aeroplanmbajtësit në një situatë. Në fund të provave, USS Gerald R. Ford do t'i nënshtrohet "modernizimit, mirëmbajtjes dhe riparimit" dhe gjashtë muaj më vonë do të hyjë në shërbim.