Emri i Anila Konomit është një nga më të njohurit në fushën e modës dhe jo vetëm. Ajo ka qenë ngushtësisht e lidhur me modën që në moshë fare të vogël, duke bërë kështu që pasioni dhe profesioni të bëheshin një.
Pas mbarimit të studimeve në këtë fushë Anila realizon ëndrrën e saj për të hapur atelien e parë të veshjeve në një periudhë shumë të vështirë si ajo e viteve 96-97 në Shqipëri.
Rrugëtimi drejt krijimit të një marke nuk ka qenë aspak i thjeshtë por puna dhe pasioni bënë që ajo të arrinte suksesin duke u kthyer një nga stilistet më të mira shqiptare. Në një rrëfim në ‘Rreze dielli’ ajo tregon rrugëtimin drejt modës, stilit dhe krijimit të biznesit.
“Mendoj që e vogël unë kam qenë në këtë profesion edhe kur blija një fustan unë e tjetërsoja, më duket sikur kam lindur me këtë profesion. Është një profesion i bukur më ka ndryshuar jetën,kam jetuar bukur.
Fillesat e para i kam pasur në një atelie të vogël por që kam qenë vetëm unë dhe nja dy lokale, kanë qenë vitet 96-97’ . Është shumë interesante sepse materiale nuk kishte, nuk dispononim materiale fare dhe mund të them që kam qepur veshje me thasë domethënë merrja thasët që ishin në ambalazh dhe i tjetërsoja i ktheja në veshje dhe them cfarë cmendurie ka qenë si I kanë mbartur klientët” tha ajo.