Tirana mirëpret 300 “luftëtarët” më të mirë botëror të arteve marciale

18 Tetor 2023, 12:36

Tirana është këtë vit organizatorja e kampionatit botëror të arteve marciale mikse. Gjatë kampionatit, i cili do të zhvillohet nga data 19 deri në 26 nëntor, do të marrin pjesë 50 shtete me mbi 300 sportistë. Për të diskutuar mbi këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në vitin kur Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit, flasim në studion e "Rreze Dielli" me Drejtuesin e Federatës Ndërkombëtare të Arteve Marciale Mikse, Densign White dhe Presidentin e Federatës Shqiptare MMA, Arjan Rizai.

Pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë që merren me arte marciale është rritur nga viti në vit. Shqipëria në këtë kampionat do të përfaqësohet me 20 sportistë. Aktivitete të tilla të këtij dimensioni janë një frymëzim për të gjithë të rinjtë që merren me sport, pasi Tirana do të mirëpresë ‘luftëtarët’ më të mirë botëror të arteve marciale.