Tortë me banane të karamelizuar nga zonja Vjollca

6 Korrik, 10:39 | Përditesimi i fundit: 2021-07-06 11:14:39

Tortë me banane të karamelizuar

Përbërësit:

Për karamelin

150 gr sheqer

3 lugë gjelle ujë

1 lugë çaji gjalp

2-3 banane

Për brumin

3 vezë

1/2 gotë vaj bimor

120 gr sheqer ( 1/2 gotë)

vanilje

150 gr kos ( 1/2 gotë)

300 gr miell

1 pako pluhur pjekës

1 filxhan kafeje qumësht

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan vendosim 150 gr sheqer dhe 3 lugë gjelle ujë dhe e lëmë sheqerin të shkrijë dhe të karamelizohet deri sat ë kthehet në gjendje të lëngshme dhe të marrë ngjyrë karamel, shtojmë gjalpin dhe deri sa ai të shkrijë dhe të mpiks karamelin. Menjeherë e hedhim karamelin në tepsinë që ato të bëjnë ëmbëlsirën dhe e nivelojmë atë. Qërojmë bananet i presim horizontalisht për së gjati dhe i vendosim mbi karamel me prerjen nga lart deri sa mbulojmë sipërfaqen. Në një tas rrahim vezët me sheqerin, vajin, kos i përziejmë mirë sa sheqeri të shkrijë, miell, pluhur pjekës, qumësht përziejmë deri sa të na fromohet një brum kremoz. Mbulojmë brumin duke niveluar brumin në tepsi. vendosim tepsinë në një tepsi më të  madhe të mbushur me ujë të nxehtë. E pjekim në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.

 

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha