Trahana me pastërma dhe fasule nga zonja Albana

19 Nëntor, 11:31 | Përditesimi: 19 Nëntor, 11:31

Trahana me pastërma dhe fasule

Përbërësit:

  • 4 lugë gjelle trahana
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
  • 4 gota ujë ose lëng mishi
  • 1 gotë fasule të ziera
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 8 feta pastërma pa lëkurë
  • 1 lugë çaji raki ose uzo (opsionale)

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim trahananë, salcën e domates, specin e kuq dhe një filxhan me ujë të ngrohtë. I përziejmë vazhdimisht sa të fillojë të zbutet trahanaja. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit gradualisht dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar derisa të trashet supa. Nëse trahanaja del shumë e trashë, hedhim ujë të nxehtë sipas dëshirës. Shtojmë fasulet e ziera dhe pak kripë. Fikim zjarrin, dhe në një tigan tjetër shkrijmë gjalpin e skuqim pak fetat e pastërmës (të prera në shirita). Shtojmë pastërmën në supë dhe në fund hedhim pak raki/uzo sipër për aromë.

MC/Shqiptarja.com