Trahana me salcë të kuqe nga zonja Albana

1 Shkurt, 11:32

Trahana me salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 6 lgj trahana
  • 100 ml qumësht
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 spec i kuq
  • 2-3 lgj salcë domate
  • Domate të freskëta
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Bukë sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosim domatet dhe specin e kuq të marinuar në furrë për 10 minuta në temeparturën 200 gradë Celsius. Ndërkohë trahananë e tresim në pak ujë me qumësht. Vendosim rreth 800 ml ujë në një tenxhere të vlojë dhe më pas shtojmë masën e trahanasë. Në frulator kalojmë salcën e domates bashkë me specin dhe domatet e pjekura. E shtojmë tek supa me trahana, e lëmë të marrë valë për pak minuta dhe në fund rregullojmë shijen me kripë e piper. Bukën e prerë në kubikë e kalojmë në një tigan dhe e shtojmë tek trahanaja.