Trahana me suxhuk dhe salcë speci nga zonja Albana

17 Korrik, 11:39 | Përditesimi: 17 Korrik, 11:39

Trahana me suxhuk dhe salcë speci

Përbërësit:

  • 1 filxhan trahana e thatë
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 1 lgj gjalpë
  • 1–1.2 litra ujë
  • 200 ml qumësht
  • 3 lugë gjelle ajvar djegës
  • 1 lugë gjelle salcë speci
  • 100 gr dhjamushka
  • 1 gotë bukë e thatë, kubikë të pjekura
  • 150 gr djathë i bardhë
  • Suxhuk sipas dëshirës
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë trahananë dhe e përziejmë derisa të marrë aromë dhe ngjyrë të artë. I japim trajtën e lëngësht duke shtuar ujë të ngrohtë gradualisht. Shtojmë edhe pak qumësht që trahanaja të bëhet kremoze. E ziejmë në zjarr mesatar derisa të lidhet mirë. Në tenxhere shtojmë: ajvarin, salcën e specit, i përziejmë që të marrin ngjyrën e kuqe dhe aromën e duhur. Shtojmë dhjamushkat dhe suxhukun dhe i kaurdisim pak. Ndërkohë, në tepsi vendosim copëza buke, i pjekim/rreshkim pak në furrë derisa të bëhen krokante. Në pjatancën e shërbimit vendosim copëzat e bukës së pjekur, hedhim sipër trahananë, shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, dhjamushkat e kaurdisura me yndyrën e tyre, pak piper dhe spec të kuq sipas shijes.

MC/Shqiptarja.com